Connect with us

DREJTËSI

E dhunoj 13 vjeçaren për 7 ditë, ngrihet aktakuzë ndaj 31 vjeçarit

Published

on

Është ngritur aktakuzë nga prokuroria themelore në Gjakovë, për 31 vjeçarin Egzon Krasniqi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”, raporton Sinjali, përcjell Teleskopi.

Siç njofton Prokuroria, “më 23 shtator 2021,  i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi”./Teleskopi.info