Connect with us

DREJTËSI

Stafi i Prokurorisë së shtetit nga e hëna ne grevë

Published

on

Stafi mbështetës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Grevën e ka paralajmëruar Kryetari i këshillit grevist të stafit mbështetës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PSRK-së, Sheremet Fejza i cili ka thënë:

“Në takimin që e patën sot me gjithë stafin mbështetës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, u pajtuam që nga dita e hënë të hymë në grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani nuk ka pasur asnjë reflektim lidhur me kërkesat tona të cilat tashmë janë publike”, ka thënë Kryetari i Këshillit grevist të PSRK-së, Sheremet Fejza, përcjell Indeksonline.

Po ashtu ai ka theksuar se greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kërkesat e paraqitura: – Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti; – Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve; – Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim, si dhe  secilit punëtor që i plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.

 

Continue Reading