Connect with us

EKONOMI

Oda Ekonomike: Ligji mbi shoqëritë Tregtare antikushtetues

Published

on

 

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar për ndryshimin e Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare që sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën dhe parimet themelore të ekonomisë së lirë të tregut.

Në një komunikatë dërguar mediave Oda thotë se në kohën kur komuniteti i biznesit është në angazhim të vazhdueshëm, që përmes dialogut privat të avansojë agjendën e reformave ekonomike, në Parlamentin e Republikës të Kosovës, pa ndonjë argument të fuqishëm dhe pa asnjë konsultë me përfaqësuesit legjitim të komunitetit të biznesit, përkatësisht Odën Ekonomike të Kosovës, miratohen ndryshime në Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare, ndryshime të cilat bien ndesh me Nenin 10 të Kushtetutës së Republikës të Kosovës.

Ky nen sipas tyre përcakton qartë që ekonomia e tregut me konkurrencën e lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Më tej thuhet se përpjekjet që me ligje dhe rregullore të imponohen format dhe modelet e menaxhimit të kompanive të sektorit privat, janë ndërhyrje arbitrare në treg, në konkurrencën e lirë dhe në të drejtën e kompanive për të zgjedhur resurset me të cilat konkurrojnë në treg.

 

 

Continue Reading