Connect with us

KOMUNA

Projekt i ri për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Published

on

Gjatë ditës së sotme, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” u mbajt takim tre palësh lidhur me projektin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Në takim morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i KRU,Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili me stafin përcjellës, drejtori i departamentit të planifikimit dhe zhvillimit nga Komuna e Prishtinës, Genc Bashota, nënkryetarët e komuave përkatëse dhe donatorët francez.

Tema e mbledhjes së parë tre palëshe ishte faza e ralizimit të projektit të Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Përfaqësuesit e tre komunave u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë ngushtë në realizimin e projektit dhe se ndër tjerash do e përmirësonte dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar një ambient të pastër me lumenjë të kthjellët.

Ilir Abdullahu, kryeshef tha se, ky është një ndër projektet më të rëndësishme për vendin dhe konsumatorët e KRU,,Prishtina,, , dhe besoj që do të ketë një bashkëpunim të mirë, efikasitet nga ana e të gjitha palëve pjesëmarrëse .

Projekti do të financohet nga kredia franceze prej 66 milion Euro, dhe 20 milion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Marrëveshje e nënshkruar më 19 Janar 2017, në mes të Ambasadorit Francez dhe ministrit të Financave të Qeverisë së Kosovës.

Continue Reading