Connect with us

KOMUNA

Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës nga sot në grevë

Published

on

Në shenjë pakënaqësie ndaj projektligjit për paga, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës sot do të hyjnë në grevë, e cila pritet të zgjasë deri në realizim të kërkesës së tyre që koeficienti të rritet për 40 përqind.

Ndërkaq, nga nesër të gjithë Shërbyesit civil në Kosovë do të hynë në grevë me kërkesën për rritje të koeficientit.

Kjo është bërë e ditur Këshilli grevist i shërbyesve civil të Komunës së Prishtinës përmes një komunikate për media, në të cilën thuhej se ndjehen të diskriminuar në projektligjin për pagat.

“Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës, janë të pakënaqur me këtë projektligj dhe kanë formuar Këshillin grevist, duke shprehur pakënaqësitë për këtë projektligj, sepse ndjehen të diskriminuar. Këshilli grevist i themeluar nga shërbyesit civil, duke u bazuar në ligjin mbi kryeqytetin, vëllimin e punëve, ndërlikueshmërinë e punëve dhe rrezikshmërisë ka parashtruar kërkesën për ngritjen e koeficientit për 40 përqind më shumë, se siç është paraparë në projektligjin për paga në Republikën e Kosovës”, thuhej në komunikatën për media.

Continue Reading