Connect with us

KOMUNA

Vv- ja dhe qytetarët : Shpend Ahmeti i tradhëtoi ata që e votuan

Published

on

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pos pozitës si i pari i kryeqytetit, tashmë ka marr edhe një përgjegjësi edhe më të madhe. Ai është bërë pjesë e ekipit negociator për të dialoguar me palën problematike tash e sa vite, Serbinë, për një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë detyrë të re, që iu besua Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetaret po e konsiderojnë të panevojshme, pasi që sipas ish partisë së tij, obligimet ndaj Komunës janë lënë anash dhe projektet kanë ngecur, ndërsa kryetari Ahmeti është fokusuar më shumë në detyrat e shtetit sesa ato të Komunës.