Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se javën që vjen do të hapet festivali i Jazzit në kryeqytet.
Sipas tij, duke nisur nga e hëna deri të mërkurën do të ketë koncerte në Prishtinë.
Ky është njoftimi i të parit të Prishtinës:
Para disa javesh Nesim Maxhuni inicoi idenë e Jazz Winter Week të cilën Komuna ka kënaqësinë me e përkrah. Super muzicientë ne tri super mbrëmje, nesër, të marten dhe të mërkuren në ASK. Kjo si hyrje edhe në evenimentet tjera kulturore që vijnë sivjet e deri në kthimin e Jazz Festivalit në vjeshtë.