Albina dhe Familja Kelmendi elektrizojnë skenën e Liverpool me këngën “Duje” në provën e parë në Eurovision. Këngëtarët mahnitën me performancën e tyre me motive patriotike si në këngë ashtu dhe në veshje duke sjelle ngjyrat kuq e zi.
Albina dhe Familja Kelmendi është mirëpritur me fjalët me te mira edhe ne komente ne rrjetet sociale ku ndjekësit kane komentuar me fjalët “Albina dhe Familja Kelmendi kanë sjellë zjarrë dhe ndjesi në skenë”, “ Kjo këngë duhet të jetë në finale”, “Ato kanë çdo gjë, vokal dhe energji” etj.
Albina dhe Familja Kelmendi janë vënë re për performancen e tyre edhe në prezantime të tjera si në Amsterdam ku kane bërë për vete publikun.
Festivali Eurosong do të sjelle tre netë fantastike të muzikës Europiane i cili do të startojë më datë 9 dhe do të vazhdojë në datat 11 dhe 13 maj./rtsh