Connect with us

KOSOVË

Albina Kelmendi vjen me një performancë të mahnitshme

Published

on

Një koncert madhështorë është organizuar në Amfiteatrin e Tiranës nga Kozeta Kurti për grupin “Djemt e Detit” me theks të veçantë Gent Demalijaj.

 

 

 

 

 

Artistët që performuan përcollën emocionë të forta. Në mesin e artistëve nga Shqipëria si: Redon Makashi, Aurela Gaqe, Aleksandër Gjoka ishte e vetmja këngëtare nga Kosova Albina Kelmendi, e cila me performancën e saj ngriti të gjithë publikun në këmbë.

 

 

 

 

 

Kënga që performoj ishte Jakup Ferri, kjo këngë të cilen Albina e solli në mënyrë perfekte. Paraqitja prej një rokereje, si në veshje njësoj dhe në performancë kishte kohë që nuk ishte parë nga këngëtarja. Siç u pa, shikuesit e pëlqyen aq shumë performancën e Albinës, sa që në fund të koncertit publiku filloi të brohoriste “Jakup Ferri” e “Albina Kelmendi”, duke e bërë këngëtaren të performoj për të dytën herë këngën e saj, kësaj rradhe në mesin e të gjithë artistave që performuan.

Albina nuk i harroj as fansat e saj të cilët nuk ishin të pranishëm, pasi që ajo në platformën e Facebook, u kyç në LIVE në kohë reale me performancën./Teleskopi.info

Performancën e plotë mund ta gjeni tek linku më poshtë.

https://www.facebook.com/albinakelmendiofficial/videos/910749509542259