Connect with us

KULTURË

Dua Lipa: Krenare që jam shqiptare

Published

on

 

Asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, madje e ftuar në emisione të ndryshme ajo gjithnjë ka folur me krenari.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dua Lipa, e cila këtë herë në rrjetin social Instagram ka publikuar librin e gjyshit të saj “Kosova në periudhën e rindërtimit”.

“Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregojë historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem tu tregoj njerëzve kudo që shkoj, në secilën intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërtheja nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”, ka shkruar ajo në Instagram.

Këngëtarja me 10 gusht do të mbajë koncert madhështor në Prishtinë.