Ka nisur festivali Etno Fest në Kukaj, pak kilometra larg Prishtinës. Në këtë ngjarje të madhe kulturore ku po marrin pjesë mijëra artdashës, u tha se qëllimi është që të gërshetohen traditat e rajoneve nga të gjitha trojet shqiptare.
Këtë aktivitet e vlerësoi edhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë Qemajl Mingjozi. Ai tha se këso ngjarjesh duhet aponsorizuar si nga Qeveria shqiptare gjithashtu edhe nga ajo kosovare.