Connect with us

KULTURË

Hapet gara për Festivalin e parë të Këngës në RTK

Published

on

Është hapur gara për këngët e Festivalit e parë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) që do të realizohet në tetor në datat 26, 27 e 28 të vitit 2023.

Krijuesit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e diaspora mund të kyçen  në faqen e Festivalit në www.rtklive.com si dhe në facebook e Instagram. Konkursi përfundon më 30 gusht në orën 23:59.

Për detaje shtesë mund të t’i ndiqni hapat që janë shfaqur në videon pro provuese. 

Kujtojnë se drejtor i Festivalit të Këngës në RTK është Adi Krasta, zëvendësdrejtor i televizionit publik. Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës./rtk

Continue Reading