Me datë 27.10.2021 në Amfiteatrin e Tiranës, do keni mundësi të ndiqni live koncertin e organizuar në nder të grupit “Djemt e Detit” dhe Gent Demalijaj tribute.
Ky koncert në të cilin do të performohen hitet e këtij grupi nga artistë të ndryshem është organizuar nga Kozeta Kurti, e cila në postimin e saj në rrjetin social Facebook kishte shkruar:
“Ishte fillimi i viteve ‘90-të.
Etja dhe uria për të treguar haptazi atë që ishte dëgjuar e kënduar me pëshpërima vjedhurazi, sa vinte e shtohej për të shpërthyer fillimisht në Festivalin e Këngës në RTSH, Kënga ‘90.
Midis plot emrave që shënuan lëvizjen muzikore moderne (edhe pse Perëndimi e kishte njohur më shumë se 20 vjet më parë) ishte grupi nga Lezha, “Djemtë e Detit”. Spikati vokalisti, Gent Demaliaj, jo vetëm për fuqinë e zërit të tij, por edhe për tekstet plot mesazh e shpesh filozofikë, si edhe për atë që sot e quajmë në gjuhën tonë të bukur shqipe “outfit”
Genti jetoi vrullshëm dhe shkoi shpejt, por ishte mik për shumë artistë të brezit të tij, model për një gjeneratë të mesme dhe frymëzim për brezin e ri, të cilët jam përpjekur t’i bëj bashkë për një kujtim që duhet të jetojë.
Si njeri që e dua muzikën, jam më shumë se e lumtur që së shpejti në Amfiteatrin e Tiranës, do të këndohet rock dhe live, ashtu siç muzika e meriton të luhet, dëgjohet e transmetohet. Mirënjohëse ndaj Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka, Gjergj Jorgaqi e Redon Makashi, Rezarta Smaja e Mateus Frroku, Albina Kelmendi, Lorenc Hasrama, Tiri Gjoci e Mario Mançeli, frutit të dashurisë së Gent e Rudi Demaliajt, Edea, si edhe më të riut, Eldis Arrnjeti, nga Lezha.
Ky nuk është thjesht një koncert, por unë kam plot kohë të ngacmoj çdo ditë nga një detaj për këtë event…“.
Ky grumbull i këtyre artistave të mëdhenj shqiptarë të lë të kuptosh që një koncert madhështor po na pret!/Teleskopi.info