Connect with us

KULTURË

MKRS: Vazhdon puna në restaurimin e shtëpive tradicionale në Janjevë

Published

on

Ministria e Kulturës ka ndarë fotografi nga Janjeva, ku po vazhdon puna në restaurimin dhe rifunksionalizimin e shtëpive tradicionale.

Ky fshat sot u vizituar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Maria Suokko, Nedjelko Špilekti, konsull në Ambasadën Kroate në Kosovë dhe partnerë tjerë të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitës për ringjalljen ekonomike të Janjevës”.

“Restaurimi i shtëpive do të kontribuojë në ringjalljen e historisë dhe inkurajimin e ruajtjes së trashëgimisë së pasur kulturore, po ashtu të krijojë mundësi për ringjallje socio-ekonomike duke promovuar turizmin lokal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Continue Reading