Connect with us

KULTURË

Nesër nis biennalja ndërkombëtare “Autostrada Biennale”

Published

on

Edicioni i 4-të i biennales ndërkombëtare “Autostrada Biennale” do të nis këtë të premte. Organizatorët janë duke i bërë përgatitjet e fundit, teksa sivjet stacionohet në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Si një prej organizimeve më të suksesshme të kulturës, që sjellë artistë e turistë të huaj, biennalje sivjet rrugëton me moton “All images will disappear one day”.

“Nga tridhjetë projektet e shfaqura këtë vit, shtatëmbëdhjetë janë komisione të reja të cilat i përgjigjen kontekstit lokal dhe shtjellonë temat e autobiografive kolektive, arkivave kulturore, kujtesës shumëdrejtimëshe si dhe shpresës dhe këmbënguljes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Edhe këtë vit veprat kurohen nga Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu. Ndërkaq programi do të jetë i pasur me ekspozita, prezantime, fjalime e ndërveprime me hapësira publike.

Edicioni i 4-të i “Autostrada Biennale” zgjat deri më 9 shtator./rtk

Continue Reading