Sonte nga ora 21:00 ka nis festivali “Eurovision 2023”, festivali më i madh i këngës në Europë. Festivali do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar, ku Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale më 11 maj.
Ndërsa sonte do të përformojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, si e ftuar speciale.
Këtë vitë Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja e njohur nga Kosova Albina Kelmendi bashkë me familjën e saj. Ajo do të performojë këngën “Duje”.
Dy netët gjysmëfinale do të mbahen më 9 dhe 11 maj, ndërsa më 13 maj do të jetë finalja e madhe.
Kujtojmë se Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012 e ka prfaqësuar edhe këngëtarja kosovare Rona Nishliu e cila e ka dërguar Shqipërinë në finale ku ka siguruar vendin e 5-të./Teleskopi/