Connect with us

KULTURË

Nis gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit, sytë e shqiptarëve nga Albina dhe Familja Kelmendi

Published

on

Duke qenë besnike ndaj sloganit të këtij viti “United by Music” kartolinat kanë për qëllim të përfaqësojnë unitet.

16 këngë nga vende të ndryshme do të performojnë në skenën e M&S Bank Arena në Liverpool, Britani e Madhe, ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finale.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” me numrin 14 dhe  mund të kalojë garën për në natën finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.

Aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia. Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Ukraina shkojnë automatikisht në finale.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Europën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë./rtsh.al/