Connect with us

KULTURË

Nis sot panairi i Librit në Ulqin

Published

on

Sot nis edicioni i 22-të i Panairit të Librit në Ulqin.

Kjo u bë e ditur nga koordinatori Bekim Shurdha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti bregdetar në RTK ku ka shpalosur programin e sivjetëm.

Sivjet lexuesve do t’iu paraqiten 3 mijë libra në shitje, teksa 500 tituj nga ta janë të rinj. Ditët e Panairit do të mbahen buzë Plazhit të Vogël.

“Ajo që neve na shtyen ta bëjmë me domosdo këtë Panair është kërkesa e madhe e qytetarëve të Ulqinit ashtu edhe turistëve. Sepse turistët në anketa e pyetësor kërkonin datën e mbajtjes së Panairit kështuqë ne jemi angazhuar profesionalisht që ta bëjmë në nivel sa më të lartë”, ka njoftuar Shurdha. 

Në këtë edicion marrin pjesë 50 shtëpi botuese nga rajoni, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi e Bosnje – Hercegovinën. Në fund të Panairit si çdo vit do të ndahen çmimet e organizimit.

Continue Reading