Connect with us

KULTURË

Rita Ora befasohet nga paraqitja e vajzës shqiptare në “The Voice Australia”

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është befasuar gjatë audicioneve të “The Voice Australia”, kjo ngase njëra prej konkurrenteve vjen pikërisht nga vendi i saj i lindjes Kosova.

Kur u prezantua Sihana Haxhnikaj e cila jeton në Sidney Rita tha se emri i saj i dukej i njohur.

E pyeti nga është dhe me t’i thënë se vjen nga Kosova, Rita u emocionua dhe shkoi e përqafoi kur Sihana konfirmoi se për mentore e zgjedh atë. Jo vetëm kaq artisjta  nuk hezitoi shkoi, i përshëndeti personalisht familjen e konkurrentes, duke folur shqip me ta.