Connect with us

KULTURË

Zbulimi i mbishkrimit të Justinianit, evidencë për historinë dardane

Published

on

Një dedikim i bërë nga perandori Justinian ku përmendet edhe Dardania, është zbuluar në Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’. Ky zbulim është vlerësuar si tejet i rëndësishëm, derisa thuhet se paraqet evidencë për historinë e dardanëve.

Ky mozaik i cili përmban edhe emrin e Dardanisë, e paraqet evidencë për historinë e dardanëve, është zbuluar në Parkun Arkeologjik ‘Ulpiana’.

Mbishkrimi i zbuluar paraqet një dëshmi të rrallë, një dedikim të Perandorit Justinian, i qytetit Justiniana Secuna, i përshkruar si qytet dardan, raporton RTKlive.

Pas dy javësh arkeologët kanë paralajmëruar se do të dalin me informacione më të detajuara rreth këtij zbulimi.

“Na duhet kohë për ta procesuar dhe për ta kontrolluar shkrimin që të mos bëjmë ndonjë gabim, brenda dy javësh do ta përkthejmë dhe do të tregojmë se cilët do të jenë hapat tonë të ardhshëm”, Christophe Goddard, arkeolog nga Universiteti “Ecole Normale Supérieure” .

Pas zbulimit të bërë, ekipi udhëheqës i gërmimeve është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Continue Reading