Çaji me xhenxhefil është i shkëlqyeshëm për organet e tretjes. Ai mund të përgatitet fare lehtë në shtëpi dhe ne kemi recetën perfekte për ju.
Përbërësit
6 thela xhenxhefil
1 ½ filxhanë ujë
1/2 lëng limete
1-2 lugë mjaltë
Udhëzimet
Xhenxhefilin qërojeni dhe priteni në thela të holla.
Ziejeni në ujë për të paktën 10 minuta, ndërkohë që nëse doni një shije më intensive të çajit, vazhdojeni zierjen edhe për 10 minuta të tjerë.
Pastaj largojeni nga zjarri, shtojani lëngun e limetës dhe limonin dhe konsumojeni.