Connect with us

KUZHINA

Ëmbëlsirë e shijshme dhe e lehtë për përgaditje

Published

on

Ëmbëlsira e shpejtë dhe e shijshme pa pjekje.

Përbërësit:

200 ml qumësht

500 gr biskota Petit Beurre

Kremi:

250 gr gjalpë

250 gr sheqer pluhur

1 sheqer vanilje

1/3 çokollatë gatimi

4 të kuq të vesë

5 lugë gjelle sheqer

5 lugë gjelle miell

1/2 l qumësht.

Udhëzimet:

Merrni pak qumësht nga masa prej 500 ml dhe trazojeni me 4 të kuq të vesë, 5 lugë gjelle sheqer, 5 lugë gjelle miell.

Pjesën e mbetur të qumështit vendoseni të vlojë e kur të ketë vluar shtojani përzierjen me të kuq vezësh e miell.

Ziejini bashkë derisa të trashet masa e më pas lëreni të ftohet.

Në një enë miskoni gjalpën dhe sheqerin pluhur. Shtojani edhe sheqer vaniljen dhe çokollatën e zbutur. Më pas këtë masë bashkojeni me kremin e ftohur.

Biskotat kalojini në qumësht e më pas renditini në enën përkatëse.

Një rend biskota, një rend krem, derisa të shpenzoni të gjithë përbërësit.

Dekorimi sipas dëshirës.

Continue Reading