Një ëmbëlsirë delikate, me pak përbërës, që përgatiet thjesht dhe nuk kërkon as kohë as shumë shpenzime
Përbërësit
300 g miell 00
4 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë vaj
200 g sheqer
1 bustinë pluhur pjekës
Pak kripë
Lëkura e grirë e një limoni
Përgatitja
Në një tas të madh rrih me rrahës elektrik vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë si shkumë. Shto vajin, qumështin, kripën dhe vazhdo përzierjen. Shto miellin bashkë me pluhurin pjekës duke përzier vazhdimisht. Në fund hidh edhe lëkurën e limonit. Lyej një formë keku me gjalpë, hidh brumin dhe piqe në 180 gradë për 45 minuta.
Këshillë: lëre të ftohet para se ta nxjerrësh nga forma.
Hidhi përsipër sheqer pluhur
Ruaje të mbuluar me një kambanë qelqi dhe do qëndrojë e freskët për disa ditë.