roma dhe shija e kësaj ëmbëlsire janë me të vërtetë të jashtëzakonshme Përbërësit:
– 300 g hurma, – 200 g arra, – 60 g kakao pluhur, – 1 lugë ekstrakt vanilje, – Ujë, – Pak kripë.
Për glazurë:
– 40 g kakao pluhur, – Gjysmë luge ekstrakt vanilje, – 50 g shurup panje, – 2 lugë vaj bimor apo vaj i shkrirë kokosi.
Përgatitja:
Hiqjani hurmave bërthamat, bluani në blender dhe shtoni arra, 60 g pluhur kakaoje, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe pak kripë.
Ngadalë shtoni edhe ujë, derisa përbërja të bëhet e lëmuar. Shtrijeni në tepsi dhe futeni në frigorifer që pak të ftohet, pastaj qitni glazurën e kakaos pluhur të përzier me gjysmë luge ekstrakt vanilje, shurup panje dhe vaj.