Kosi përveçse i jep butësi mishit i kalon edhe një shije të veçantë dhe karakteristike. Edhe pse mund të ngjasoje me tave kosi, kjo pjatë është me të vërtet shume e shijshme dhe për tu provuar.
Përbërësit për mish viçi me kos:
300 gr mish viçi,
500 ml ujë,
500 ml kos i bardhë,
2 kokërra vezë,
2 lugë gjelle miell,
2-3 thelpinj hudhër,
piper i zi, piper i kuq,
arrë moskat,
pak kripë,
vaj ulliri.
Përgatitja
Në llim presim mishin në thela, preferohet qe pjesa e mishit të jetë tul. Mishin e prerë e hedhim në një enë për të zier. Pasi të ziejë mishi e heqim nga zjarri dhe thelat i vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri.
Në një enë hedhim vezët dhe i rrahim pak e me pas shtojmë kosin. E trazojmë mirë përbërjen. Në të shtojmë edhe miellin, duke e përzier derisa masa te jetë e njëtrajtshme. Hedhim pak kripë, piperi të zi, arrë moskat dhe hudhrën e shtypur. I trazojmë përsëri dhe shtojmë lëngun e mishit. Masën e përzier e hedhim në tavën ku kemi vendosur thelat e mishit.Tavën me mish viçi me kos e futim në furrë të para ngrohur në 200° për 20 minuta.