Connect with us

LAJME

19 vjeçari nga Suhareka, vret aksidentalisht vetën me armën e babait polic

Published

on

Një 19 vjeçar në Suharekë sot ka vrarë veten e tij me armë zjarri, ka njoftuar policia.

Sipas tyre E.K, gjatë orës 13:00 sot, ka manipuluar me armën e babait të tij, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe kështu, ajo i ka shkrepur aksidentalisht në kokë.

“Me datë  11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’,  ne  banesën  e tije ne ndërtesën e  ‘Euro Ing’ është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara  nga përdorimi i armës se zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Urgjenca e ka transportuar të ndjerin në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe është konstatuar vdekja e tij.

“Ne vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se  (Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”.

“Lidhur me rastin njoftohet Prokurori I Shtetit  dhe IPK ( Inspektorati Policor I Kosoves)  te cilet kane dalur ne vendin e ngjarjes , dhe bashke me zyrtareve te Sektorit Rajonal te Hetimeve.t te DRP-se te Prizrenit. vazhdojne hetimin e rastit  te cilesuar si ‘Vdekje e Dyshimte’”, thuhet n njoftimin e policisë./Teleskopi/