Derisa deputetët po diskutojnë në kuvend për demarkacion, në Qirez po shënohet 20 vjetori i masakrës së tnerrshme, ku humbën jetën shumë civilë, mes tyre edhe një grua shtatëzënë.
Familjarët e viktimave thonë se që nga ajo kohë, ndonëse Kosova është e lirë dhe 10 vjet e pavarur, nuk është bërë sa duhet në zbardhjen e krimeve.
Ata duan që kryerësit e masakrës të dalin para drejtësisë.