Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka vizituar sot shoqatën e fëmijëve të prekur me Syndrom Down. Ai nëpërmjet rrjetit social në facebook ka thënë se kjo kategori meritojnë përkrahje më të madhe institucionale.
Ky është postimi i tij:
Mbështetjen tonë e meritojnë shumë fëmijët me Syndrom Down. Sot, i vizitova në shoqatën e tyre në Prizren. Sa herë që i takoj, kaloj momente të jashtëzakonshme. Ata meritojnë më tepër përkrahje institucionale.