Connect with us

KOSOVË

Molliqaj shfaqet në krah të Aidës, sulmon Kurtin

Published

on

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka dërguar një porosi për mbështetësit e Albin Kurtit. Ai teksa ka postuar një foto krah Aida Dërgutit, tha se deputetja nuk do të ndalet së luftuari dukuritë negative. Sipas tij, ata që e akuzuan atë, janë hipokritë dhe do të përfundojnë në PDK.

Ky është statusi i tij i plotë:

“Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.

Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida”.

Continue Reading