Donika Kadaj Bujupi është rikthyer në AAK. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti politik dhe njëherit krheministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet facebook-ut.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
“Me deputeten e Kuvendit, Donika Kadaj-Bujupi, bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë. Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht.
RH”.