Connect with us

LAJME

35 qiramarrës përfundojnë tek përmbaruesi

Published

on

Qiradhënja e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore ka shkatuar probleme tek pronarët e papërgjegjshëm.

Zyrat rajonale të AKP-së kanë përgatit dhe kanë marr aprovim nga kryesuesit dhe menaxhmenti, për qiradhënie të pronave te NSh-ve në përputhje me Rregulloren e Qiradhënies, dhe janë bërë shpalljet për qiradhënie për 25 asete në total prej tyre më 10 shkurt 2020 ku janë përfshirë gjithsej 8 asete në likuidim dhe 4 asete në tranzicion, më 19 qershor 2020 ku janë përfshi 13 asete në likuidim, shkruan Media Ndërtimi.

Gjatë vitit të kaluar janë dërguar në përmbarim gjithsej 35 raste të qiramarrëseve që kanë qenë pagues të parregullt.

Përveç menaxhimit me NSh-të e mëdha dhe komplekse, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike si dhe atë pandemike dhe sistemin gjyqësor në Kosovë, implementimi i politikave në dhënien me qira të aseteve për AKP-në ka qenë sfidë në vete, shkruan në raportin e AKP-së.

Pas një analize të detajuar të vendimeve të Qeverisë për ndalimin e veprimtarisë/aktiviteteve të bizneseve në lidhje me qiramarrësit e pronave shoqërore, Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e 25 qershorit 2020 morri vendim duke autorizuar Menaxhmentin dhe Autoritetin e likuidimit të lejoj lirimin nga detyrimet e papaguara në vlerë 100% të qirave për periudhën për të cilën kanë pasur të ndaluar aktivitetet sipas vendimeve të publikuara të Qeverisë, si dhe faljen e detyrimeve të papaguara të qirasë në vlerë 70% të qirasë për ato biznese (qiramarrëse te aseteve të NSh-ve), që kanë pasur të lejuar, mirëpo të cilat për arsye të shtjelluar më lartë kanë operuar me kufizime/pjesërisht mirëpo me një rënie të madhe të qarkullimit si pasojë e kufizimeve dhe rënies së fuqisë blerëse.

Shuma e lirimit nga detyrimet arrin vlerën rreth 570,000 euro. Marrë parasysh këta faktor, AKP-ja ka inkasuar qira vitin e kalur prej 3,204,604 eurove.

Të hyrat e realizuara gjatë vitit 2020 janë 1,337,855 euro nga shitjet e aseteve të NSh-ve përmes valëve të privatizimit dhe të hyrave tjera të tilla si: tarifa për pjesëmarrje në tender si dhe konfiskimet e BID depozitave për ofertuesit të cilët nuk kanë përmbushur kushtet e përcaktuara./Teleskopi.info