Connect with us

DREJTËSI

40 ditë paraburgim shtetasit të Malit të Zi për vrasje të rëndë në Kotorr

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh për shtetasin e Malit të Zi me inicialet S. J., për vrasje të rëndë.

Sipas Gjykatës, i pandehuri S. J. dyshohet se në gjysmën e dytë të korrikut të vitit 2020, në Kotor të Malit të Zi, duke vepruar si anëtarë i organizatës kriminale dhe duke përdorur telefon të koduar dhe aplikacionin SKY ECC, në bashkëkryerje me dy të akuzuar të tjerë, kanë planifikuar që në mënyrë tinëzare të privojnë nga jeta – tani viktimën N. S.

Në gusht të vitit 2020 i pandehuri me bashkë me të akuzuarit e kanë ndaluar viktimën, i cili ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij dhe e kishin goditur me shufër metalike në pjesën e kokës duke e rrëzuar për toke.

Më pas të njëjtin e  kishin lidhur me litar duke e goditur disa herë në kokë dhe pjesë të trupit, e më pas e  kishin futur në automjetin e markës BMW.

“ Ashtu që gjatë rrugës e torturojnë vazhdimisht të njëjtin duke e goditur dhe e gjithë kjo për të marr planet e organizatës kriminale kundërshtare dhe për tu qasur në telefonin e koduar të viktimës, kështu që në mbrëmjen e datës 01.08.2020 dhe datës 02.08.2020, e privojnë nga jeta viktimën N. S., e më pas kthehen në Kotor dhe e largojnë motoçikletën nga vendi i ngjarjes në një vend të panjohur me qëllim të fshehjes së gjurmëve dhe veprës penale të kryer”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka bërë të ditur se i pandehuri S. J., ishte duke u kërkuar në bazë të një urdhër arresti të Interpolit, të datës 31.05.2021.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase i njëjti ka shtetësinë e Republikës së Malit të Zi dhe për më tepër gjatë ndalimit nga zyrtarët policor i njëjti është paraqitur me një emër tjetër, po ashtu edhe gjatë seancës dëgjimore”, thuhet më tej në njoftim.

Gjykata thotë se palët kanë të drejtën e ankesës pas këtij vendimi.

Continue Reading