Aktualisht në Kosovë janë 42 raste aktive me koronavirus.
Kështu thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.
Sipas tyre janë shëruar 18 persona si dhe gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11 raste të reja, pas 82 testimeve të kryera. Të hospitalizuar vazhdojnë të jenë 10 persona thuhet në njoftimin e IKShPK-së./Teleskopi/