Aktualisht në vendin tonë janë 49 raste aktive me COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në përditësimin e fundit lidhur me COVID-19, ka njoftuar se kanë realizuar 74 testime, prej të cilave shtatë raste janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Siç thuhet në njoftimin e institutit, nuk ka raste të vdekjes, derisa janë shëruar 22 persona.
10 persona janë të hospitalizuar. Kurse, gjithsej rastet aktive në vendin tonë janë 49, thuhet në njoftimin e IKShPK-së