Connect with us

LAJME

Abbott: Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale

Published

on

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe personelit të KFOR-it në veri.

Përmes një statusi në facebook, Abbott ka thënë se mesazhi i Quint-it është i qartë, që duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për de-përshkallëzim për të ulur tensionet.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminale dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë Quint-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, ka shkruar ai.

Continue Reading