Connect with us

LAJME

Abdixhiku për kidnapimin e policëve: Veprim luftënxitës i Serbisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar si veprim luftënxitës të Serbisë arrestimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Njësia Speciale e Serbisë.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, ka deklaruar se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

“Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri. Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar. Kosova nuk e meriton një ditë të tillë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku  ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij.

“Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga kryeministri Kurti dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku.