Connect with us

KOSOVË

Abrashi: Kosova drejtë zgjedhjeve në pranverë!

Published

on

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka deklaruar sot se LDK-ja është garantuesja e shtetit të Kosovës, teksa ka theksuar se Kosova tashmë ndodhet në një etapë të re, e cila shumë shpejt do të rezultojë me zgjedhje.

Këto komente Abrashi i bëri me rastin e shënimit të 28- vjetorit të themelimit të Forumit Rinor të LDK-së në Fushë Kosovë.

Ai tha se rinia e Kosovës ka një rol kyç në rrugën që duhet të ndjekë vendi, drejt një perspektive më të mirë.

“Ju ftoj të punojmë për Kosovën, sepse po fillon një etapë e re. Po e shihni se çka po ndodhë edhe në pushtetin lokal dhe qendror. Kosova ka mbetur në një udhëkryq. Pak a shumë po vjen edhe era zgjedhje. E jona është që me qenë të gatshëm që të dalim faqebardhë para qytetarëve, t’iu ofrojmë perspektivën tonë, zgjidhjet tona për Kosovën dhe të punojmë bashkë në këtë familje që jemi”, u shpreh Abrashi./Koha.net/

Continue Reading