Connect with us

KOSOVË

Abuzimi seksual ndaj të miturës, Ambasadori Kosnett mbështet protestën e organizuar në Drenas

Published

on

Në lidhje me rastin e dyshimeve për abuzim seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas nga profesori i saj dhe hetuesi policor, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett në deklaratën e lëshuar në twitter, ka përshëndetur mbarvajtjen e qetë të aktivitetit të sotëm të protestës së organizuar në Drenas, ku dënohej dhuna ndaj gruas.

”I impresionuar kur shoh kaq shumë qytetarë të Kosovës që bashkohen për të kërkuar fundin e dhunës kundër grave”.

”Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, shkruan Kosnett

Continue Reading