Connect with us

LAJME

Afër 400 pacientë, kërkojnë ndihmë mjeksore nga helmimi me ujë

Published

on

Gjatë natës së djeshme në spitalin e Krujës, janë paraqitur një numër i madh i pacientëve për të marrë ndihmë mjeksore me simptoma të helmimit. Dyshimet që janë helmuar u raportuan nga Telegrafi, pasi që në dy ditët e fundit në urgjencën e Infektivit dhe atë të Pediatrisë ka pasur pacient me simptomat e njejta, diarre dhe të vjella.

“Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër,” tha një banore.

Policia e Krujës ka angazhuar një grup pune për të sqaruar rrethanat dhe për zbardhjen e shkakut, ndonëse numri i të helmuarve po shkon në 370./Teleskopi