Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbaj sot protestë nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Protesta me moton “Demokracia vdes në errësirë” organizohet me mbështetjen e mediave dhe organizata civile, në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.