Connect with us

KOSOVË

Ahmeti: Vizita e Putinit në Beograd, shpërfaq nevojën urgjente të demokratizimit të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reguar lidhur me vizitën e presidentit ruse në Beograd.

Ahmeti në rrjetin social Facebook ka thënë që vizita e sotme e Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd e shpërfaq më së miri nevojën urgjente të demokratizimit të Ballkanit Perëndimor.

“Glorifikimi i regjimeve autoritare nga Serbia shtetërore e cila po përballet po ashtu me protesta masive qytetare kundër autoritarizmit po dëshmon se rajoni, e sidomos Serbia, duhet t’i jap urgjentisht përparësi demokratizimit të saj dhe vlerave universale për të drejtat e njeriut.

“Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë synim vetëm se për investime dhe për zhvillim ekonomik, por sidomos për vlerat e saj për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut”.

ërore dhe deklaratat e krerëve të Republikës së Serbisë lidhur me vizitën e Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd vërtetojnë edhe më shumë se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe integrimi euro-atlantik, të përfshira në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, janë jo vetëm kushte të domosdoshme për marrëveshjen eventuale midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe garanca për paqen e demokracinë në Ballkanin Perëndimor dhe në kontinentin evropian.

“Pas normalizimit të marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Greqisë, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është një shansë për një rajon të nesërm të paqëtuar, të demokratizuar dhe të zhvilluar.

“Për një realitet tjetër nga atë që po e shohim sot në Beograd”, ka përfunduar Ahmeti.

Continue Reading