Connect with us

KOSOVË

Akademiku, ish-shoku i ngushtë kujton Ibrahim Rugovën

Published

on

Akademik Sabri Hamiti bashkëveprimtar i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka vlerësuar se Ibrahim Rugova ka qenë një figurë që ka dalë në krye të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, duke u pasë bërë zëri i parë që ka folur pa frikë dhe ngurrim qysh në vitin 1988, kur udhëhiqte Shoqatën e Shkrimtarëve.

‘Ka qenë një tip shumë i hapur”, tha Hamiti sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Hamiti ka kujtuar kohën kur Rugova doli në skenë dhe mori përgjegjësi politike. “Ishte koha kur ra struktura komuniste dhe me dhunë iu mor autonomia Kosovës”, tha ai. Sipas tij Rugova u bë prijës i parë i lëvizjes pavarësiste.

“Janë ato dy vite kur Rogova u bë prijës i Kosovës, edhe pse nuk u bë me votë. Ka qenë i vetmi zë që foli para botës për Kosovën pa pasur frikë”, tha ai. Hamiti tha se shumica janë frikësuar të flasin për Kosovën. “Ka qenë një klishe e jashtme që e ka përhapur Serbia për shqiptarët. Shqiptarët janë përshkruar si njerëz që duhet kulturuar, janë përshkruar si njerëz të dhunshëm. E Rugova i ka thyer këto klishe para botës”, tha ai.

Akademik Sabri Hamiti tha se Rugova ka ditur ta përshtatë gjuhën e komunikimit varësisht nga bashkëbiseduesi, duke u bërë i kuptueshëm si për nivelet e larta të komunikimit ashtu edhe për popullin e Kosovës.

Hamiti ndan veprimtarinë e Rugovës në dy 20-vjetësh: dy dekadat e para të tij si studiues e kritik i letërsisë deri në vitin 1988, si pjesë e grupit të intelektualëve që formuan atë që sot quhet “Qarku kulturor i Prishtinës; e dy dekadat e tjera si veprimtar e udhëheqës politik, i konfirmuar katër herë me votë si president i Kosovës.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë dhënë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Continue Reading