Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në orët e mbrëmjes në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë udhëtarësh me targa vendore dhe një motoçikletë.
Drejtuesi i mjetit ishte shtetas i Kosovës ashtu si edhe drejtuesi i motoçikletës.
Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është me gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, kurse i dyshuari drejtuesi i veturës me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.