Connect with us

LAJME

Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen 14 persona

Published

on

14 persona janë lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka njoftuar  Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë katër vetura.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

“Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading