Connect with us

LAJME

Aksident në Shqipëri, vdes shtetasja gjermane

Published

on

Një shtetase gjermane ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Qafë-Thanë-Prrenjas, ku vetura që drejtohej nga shtetasja gjermane u godit nga një maune.

Sipas policisë mauna që goditi veturën, drejtohej nga një shtetas serb.

Përveç viktimës në veturë ishte edhe bashkëshorti i saj, i cili po trajtohet në spital si shkak i plagëve të marra.

Shkaqet e këtij aksidenti po hetohen nga organet e rendit.

Ky ishte aksidenti i gjashtë që ndodhi gjatë së martës në rrugën Pogradec-Prrenjas/abc