Connect with us

LAJME

Aksident trafiku me fatalitet

Published

on

Policia e Kosovës njofton se më 21.05.2023, viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, që dyshohet si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërdovc, më 19.05.2023, në ora 20:55, ku kishte ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ishin përfshirë dy vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër, të cilën ishte duke e drejtuar viktima, mashkull kosovar, ku, për pasojë, kanë pësuar lëndime shtatë pasagjerë kosovarë, të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor, por që me datë 21.05.2023, viktima, femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, që dyshohet si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti. 

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkohë që rasti është në proces hetimor.