Connect with us

KOSOVË

Aksidentet në komunikacion shkaktari i dytë i vdekjes së qytetarëve

Published

on

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës sot ka organizuar tryezë  në të cilën së bashku me përfaqësues të institucioneve gjegjëse, kanë diskutuar për gjendja e sigurisë në komunikacion me temë “Siguria në Rrugë”.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka prezantuar statistikat e aksidenteve të cilat kanë ndodhur në komunikacion në rrugët e Kosovës.

Ai u shpreh i shqetësuar për humbjen e jetëve të qytetarëve gjatë aksidenteve që po ndodhin nëpër rrugët e vendit. Mazreku bëri thirrje për një angazhim të përbashkët të institucioneve në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të vendit. “Qoftë edhe nëse e shpëtojmë vetëm një jetë, të bëhemi bashkë për ta mundësuar këtë””, tha ai.

Kurse ushtruesi i Detyrës së drejtorit të komunikacionit në Policinë e Kosovës , Jeton Rexhepi tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, në aksidente rrugore në të gjithë territorin e Kosovës gjatë këtij viti kanë humbur jetën 17 persona më shumë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se vdekjet në aksidente janë shkaktari i dytë i vdekjeve të qytetarëve në nivel vendi.

“Aksidentet janë numri i dytë si shkaktar i vdekjeve në Kosovë pas sëmundjeve kardio vaskulare, si shkaktar të tjerë janë mungesa e vënies së rripit të sigurisë , përdorimi i telefonave mobil, alkooli dhe droga, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, shpejtësia e tejkaluar, si dhe mungesa e sinjalizimit”, tha Gërxhaliu. Ai tha se numri i aksidenteve që i bëhet autopsia është i vogël pasi familjet nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë. Prezantimin e tij ai e përfundoi me moton “ Sytë në asfalt, jo në mobil”.

Në konferencën “Siguria në Rrugë”, morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës, Drejtori i Institutit Mjeko-Ligjor, përfaqësues të kuvendit komunal të Suharekës, përfaqësuesi i Shoqatës së Kotrollave Teknike.

Statistikat e plota:

Continue Reading