Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mëngjesin e ditës së sotme është shtruar në spital.
Infeksioni gripal besohet të jetë arsyeja e paraqitjes dhe qëndrimit të Kurtit në Klinikën Infektive në QKUK.
Sipas ish drejtorit të shëndetësise, Arben Vitija, i cili njoftoi përmes Facebook për Kurtin, gjendja e këtij të fundit është stabile.
“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve dhe infermierëve në emergjencë dhe klinikën infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”.