Connect with us

LAJME

Albin Kurti prezanton planin qeverisës: Buxheti do arrijë 3 miliardë euro

Published

on

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ku pritet të votohet Qeveria e re, ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Kurti është shprehur se kanë reduktuar numrin e ministrive po ashtu edhe të zëvendësministrave, njofton Klan Kosova.

”Kemi një progam që adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetar. Me këtë program prekim secilën jetë të qytetarit. Do të jemi Qeveri e Kushtëzimit të parasë publike. Para meje do të jenë 15 ministra, e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët”.

”Më pak shpenzime e borxhe e privilegje. Do të departizojmë shërbimin e jashtëm përmes një rishikimi funksional të bazuar në performancë dhe rtezultate. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomk dhe punësimit. Na duhet të një program që nxit zhvillimin ekonomik. Ndërmarrësit i shohim si partner kyq. Do të minimizojmë garën e udhëheqjes duke hequr monopolet. Ndërmarrësit që duan të rrisin kapacitetet e punësimit do të mbështeten përmes fondit zhvillimor”.

”Do të rrisim konkurueshmërinë duke rritur transparencën. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të formohet brenda Qeverisë. Do të marrim masa që ndihmojnë punësimin e të rinjve e grave në vecanti. Do të themelojmë fondin zhvillimor që do të shërbejë pë ride innovative. Do ta bashkojmë Administratën Tatimore dhe Doganat në një agjensi të vetmve. Më shumë qasje në financa më shumë kredi të buta, pa monopole që të nxisim zhvillimin e të nxisim punësimin”.

Ndërsa ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë, njofton Klan Kosova.

”Do të jemi Qeveri për punëtorët,për punëtorët me shumë të drejta. Paga minimale e orët e punës maksimale do ta mbrojnë dinjitetin e punëtorit. Buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro gjatë mandatit tonë qeverisës. Do të evitohen të gjitha shpërdorimet financiare”.

Continue Reading