Connect with us

KULTURË

Albina Kelmendi dhe familja do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Published

on

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”, pas triumfit në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Në programin e mëngjesit në RTK, ishte e ftuar këngëtarja Albina Kelmendi e cila tregoj  më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në  “Eurovision 2023” që do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe.

“Për dy tre ditë do të nisemi për në Liverpul jam e lumtur, ndjej një përgjegjësi të madhe për  pjesëmarrjen time atje dhe po e di që të gjithë sytë janë nga unë dhe presin nga unë që ti përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam parë që edhe të huajt po e duan shumë këngën “Duje” madje kam pas rastin  ti shoh që edhe shumë e kanë mësuar dhe po e këndojnë  atë e kjo vërtetë  më bënë shumë të lumtur“, ështe shprehur Kelmendi.

Continue Reading